Ndërlidhjet

Burgoset “në mbrojtje të gjuhës”


Henik Loyka në gjykatën në Minsk
Një aktivist bjellorus është dënuar me pesë ditë burgim, pasi ka organizuar një demonstratë “për mbrojtjen e gjuhës bjelloruse”.

Skulptori Henik Loyka është arrestuar të enjten, pasi ka shpalosur një simbol ku thuhej: “Urime Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare! Liceu numër 4 është shkollë bjelloruse”.

Ai u ka thënë gazetarëve para shkollës, se “rusifikimi i shkollave në Bjellorusi është në proces e sipër dhe një gjë e tillë duhet ndaluar”.

Loyka është akuzuar për mbajtjen e protestës së pamiratuar publike.

Gjykatësi ka refuzuar kërkesën e Loykas për të mbajtur seancën dëgjimore në bjellorusisht dhe gjyqi ka vazhduar në rusisht.

Në Kushtetutën e Bjellorusisë, të dyja njihen si gjuhë zyrtare, por rusishtja përdoret në masë më të madhe.
XS
SM
MD
LG