Ndërlidhjet

Thaçi në Republikën e Koresë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë treditore në Republikën e Koresë.

Gjatë kësaj vizite, Thaçi do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Paqes, të organizuar nga Federata e Përgjithshme e Paqes.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Thaçit do t’i ndahet edhe çmimi Doctor Honoris Causa nga Universiteti Sun Mun i Seulit.

Kreu i ekzekutivit kosovar po ashtu do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Koresë.
XS
SM
MD
LG