Ndërlidhjet

SHBA kryen dy ekzekutime


Ilustrim
Ilustrim
Dy shtete të SHBA-së kanë bërë ekzekutimin e të dënuarve me vdekje.

Në Teksas, Carl Blue, 48 vjeç, i cili është dënuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, duke e helmuar me gaz dhe vënë pastaj në zjarr, është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës.

Në Gjorgjia, Andrew Cook, 38 vjeç, është ekzekutuar po ashtu me injeksion vdekjeprurës, pasi gjykata ka refuzuar apelin e tij.

Cook u ka kërkuar falje familjeve të dy studentëve univeristarë, të cilët i ka qëlluar për vdekje më 1995.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Japininë, janë demokracitë e vetme të mëdha industriale, ku praktika e ndëshkimit kapital vazhdon të zbatohet.
XS
SM
MD
LG