Ndërlidhjet

Shinzo Abe në vizitë te Obama


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Lidhjet ekonomike, tensionet me Pekinin për shkak të mosmarrëveshjes territoriale dhe prova e fundit bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jenë në krye të agjendës.

Abe, i cili është zgjedhur në dhjetorin e kaluar, ka thënë se mbështetja e SHBA-së është “vendimtare” në kontestin e Japonisë me Kinën.

Abe po shërben si lider i lartë i Japonisë për herë të dytë, pas një periudhe të shkurtër në pushtet më 2006-7.

Ai është kryeministri i pestë japonez që takon zoti Obama.
XS
SM
MD
LG