Ndërlidhjet

Ultranacionalistët kërkojnë lirimin e Sheshelit


Proteste e ultarnacionalisteve, mbeshtetes të Sheshelit, foto nga arkivi
Proteste e ultarnacionalisteve, mbeshtetes të Sheshelit, foto nga arkivi
Disa mijëra ultarnacionalistë kanë protestuar të dielën në Beograd kundër mbajtjes në paraburgim prej 10 vjetësh të liderit të tyre, Vojislav Sheshel, nga Tribunali i Hagës, i cili po pret verdiktin në procesin gjyqësor mbi rolin e tij në luftërat e Ballkanit.

Zyrtarët e Partisë Radikale të Sheshelit kanë kërkuar lirimin e tij.

Shesheli është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës më 24 shkurt të 2003-ës.

Në fund të procesit të tij gjyqësor në marsin e kaluar, prokurorët kanë kërkuar dënim prej 28 vjetësh.

Gjykatësit ende nuk e kanë shpallur verdiktin.

Lideri ekstremist përballet më nëntë akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për përndjekjen e kroatëve, myslimanëve dhe joserbëve nga zonat e Kroacisë, Bosnjes dhe Serbisë në mes të viteve 1991 dhe 1993.
XS
SM
MD
LG