Ndërlidhjet

Raul Kastro edhe një mandat të presidentit


Presidenti i Kubës, Raul Kastro
Presidenti i Kubës, Raul Kastro
Udhëheqësi kubanez, Raul Kastro, ka njoftuar se, do të tërhiqet nga pushteti pas mandatit të tij të dytë si president, i cili i përfundon në vitin 2018.

Kastro e bëri njoftimin të dielën në një fjalim kombëtar të transmetuar menjëherë pas Asamblesë Kombëtare të Kubës, e cila e zgjodhi atë për një mandat të dytë pesë-vjeçar në seancën e hapjes së parlamentit të ri.

Parlementi zgjodhi zëvendëspresident Miguel Diaz-Canel, një figurë politike, e cila është në ngritje.

Diaz-Canel do të ketë sukses në pushtet në rast se Kastro nuk mund të shërbejë mandatin e tij të plotë. Raul Kastro, 81-vjeçar, ka zëvendësuar vëllanë e tij të sëmurë si president në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG