Ndërlidhjet

Schultz: Zgjedhjet në Itali, mesazh i keq për Eurozonë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Presidenti i Parlamentit Evropian ka thënë se, rezultatet e dala nga zgjedhjet në Itali, janë një mesazh proteste kundër politikave të ashpra të shtyra nga disa pjesëtarë të Bashkimit Evropian.

Martin Schultz ka thënë të martën se si produkt “kemi rezultate të vështira për BE-në si tërësi”. Zgjedhjet në Itali, kanë dështuar të caktojnë në mënyrë të qartë fituesin, gjë që ka shtyrë të gjitha qeveritë e BE-së të marrin seriozisht këtë çështje pasi që problemet në qeverinë me ekonominë e tretë më të madhe në BE, mund të ndikojnë të ringjallë krizën e borxhit në euro-zonë.

Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit memzi mundi konservatorët e udhëhequr nga ish kryeministri Silvio Berluskoni në zgjedhje për dhomën e ulët të parlamentit.

Ata gjithashtu fituan edhe në Senat, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur.
XS
SM
MD
LG