Ndërlidhjet

EULEX ka dënuar sulmet në veri


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX, ka dënuar sulmet e fundit me granata në veri të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, EULEX ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke bërë hetime lidhur me këto dy sulme.

Në këtë komunikatë, citohet shefi i Policisë Ekzekutive të EULEX-it të ketë thënë se, sulmet e fundit në veri janë kërcënim i drejtëpërdrejtë për banorët e zonës dhe për sigurinë publike.

"Këto sulme të papërgjegjshme dhe të pamatura janë kërcënim i drejtpërdrejtë për banorët e zonës si dhe për sigurinë publike. Sulmet sfidojnë sundimin e ligjit. Është e rëndësishme që ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme të vijnë dhe të raportojnë, në mënyrë që të kryesit e sulmeve të mos lejohen të vazhdojnë rrezikimin banorëve të atjeshëm“, ka thënë Ole Madsen, shefi i Policisë Ekzekutive të EULEX-it.

Ai kanë bërë të ditur se si pasojë e sulmeve të shpeshtuara gjatë këtyre javëve të fundit, Policia e Kosovës dhe e EULEX-it kanë rritur masat e sigurisë dhe patrullimet. Ata u kanë thirrje të gjithë atyre që kanë informata lidhur me këto sulme të raportojnë të organet e rendit.
XS
SM
MD
LG