Ndërlidhjet

Ashton optimiste për dialogun në mes të Iranit dhe fuqive të mëdha


Kazakitstan: Shefja për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton, në konferencë për media pas përfundimit të takimit në Almaty
Kazakitstan: Shefja për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton, në konferencë për media pas përfundimit të takimit në Almaty
Irani dhe fuqitë botërore kanë përfunduar bisedimet dy ditëshe në Almaty me një marrëveshje për një raund të ri bisedimesh në të njëjtin qytet, të cilat janë planifikuar të mbahen në prill.

Në një prononocim të saj pas përfundimit të bisedimeve, shefja për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton tha se, ka shpresuar për një përgjigje pozitive të Iranit lidhur me ofertën nukleare që i kanë dhënë fuqitë e mëdha. Ashton nuk pranoi të zbulojë detajet e propozimit, përpara se Irani t'i ketë studiuar ato.

Ashton konfirmoi se një raund i ri i negociatave politike do të zhvillohet më 5 dhe 6 prill në Almaty, të paraprira nga bisedimet teknike që priten të mbahen në muajin e ardhshëm në Stamboll.

Shefi negociator i Iranit Saeed Jalili tha se, propozimet e bashkësisë ndërkombëtare ishin "shumë me realiste" se në të kaluarën. Jalili ka shtuar se, Irani ishte i hapur për të diskutuar për pasurimin e uraniumit, por përjashtoi mbylljen fabrikës në Fordoë.
XS
SM
MD
LG