Ndërlidhjet

Miqtë e Sirisë mblidhen në Romë


Pasojat e konfliktit në Siri
Pasojat e konfliktit në Siri
Në Romë të Italisë sot hapet takimi i Miqve të Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian pritet të theksojnë qëllimin e tyre për t’iu siguruar ndihmë jovdekjeprurëse rebelëve që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve do të takohen me grupin kryesor të opozitës siriane për të diskutuar mënyrat e mundshme që do t’i jepnin fund konfliktit dyvjeçar në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Romë nga Parisi, ku me zyrtarët francezë ka diskutuar pikërisht krizën siriane.

Opozita e Sirisë fillimisht ka kundërshtuar pjesëmarrjen në Romë, por ka ndryshuar qëndrimin pas deklaratave të Kerryt, se mund të diskutohen propozime konkrete.

Agjencitë perëndimore të lajmeve thonë se disa vende të përfaqësuara në Romë janë të gatshme t’iu ofrojnë luftëtarëve opozitarë furnizime mjekësore dhe ndihma ushqimore.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në trazirat në Siri.
XS
SM
MD
LG