Ndërlidhjet

Sfiduesi i Merkelit i quan “palaqo” kandidatët italianë


Peer Steinbrueck
Peer Steinbrueck
Presidenti i Italisë ka anuluar darkën me kandidatin e opozitës gjermane për kancerlar të shtetit, Peer Steinbrueck, pasi ky i fundit i ka quajtur “palaqo” dy kandidatët italianë, që garojnë për udhëheqjen e qeverisë.

Steinbrueck ka aluduar në garuesit italianë: Beppe Grillo dhe Silvio Berlusconi.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, pritej të darkonte me Steinbrueckun në Berlin, por ka thënë se takimi nuk është i mundur pas komenteve të tij.

Steinbrueck do të sfidojë kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani.
XS
SM
MD
LG