Ndërlidhjet

“Furnizuesi” i WikiLeaks-it dëshmon para gjykatës


Bradley Manning
Bradley Manning
Ushtari amerikan, i cili akuzohet për furnizimin e ueb-faqes WikiLeaks me mijëra dokumente të klasifikuara të SHBA-së, do të dëshmojë sot para gjykatës.

Në seancat e mëparshme, Bradley Manning ka pranuar disa nga 22 akuzat kundër tij, por jo edhe atë se “ka ndihmuar armikun”.

Në vitin 2010, WikiLeaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara - hap ky që ka zemëruar në masë të madhe Uashingtonin.

Manning ka përgatitur për sot një deklaratë prej 35 faqesh, por është e paqartë nëse gjykatësi do ta lejojë të lexojë tekstin e plotë.
XS
SM
MD
LG