Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Bullgari më 12 maj


Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së qeverisë për shkak të protestave kundër saj.

Presidenti Rosen Plevneliev i ka thënë Parlamentit se zgjedhjet do të mbahen më 12 maj.

Kryeministri Boyko Borisov ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pas protestave më të mëdha në 16 vjet.

Protestat, në disa raste edhe të dhunshme, fillimisht kanë shpërthyer si pasojë e faturave të larta të energjisë elektrike, për t’u shndërruar më pas në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë të Borisovit dhe gjithë sistemit politik.

Me një pagë mesatare prej 400 eurosh, Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG