Ndërlidhjet

Ushtari amerikan që i dha dokumente sekrete WikiLeaks-it


Foto e ushtarit Bradley Manning
Foto e ushtarit Bradley Manning
Një ushtar amerikan i akuzuar për dërgimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në faqen e internetit WikiLeaks, nuk ka pranuar fajin se me këtë ka ndihmuar armikun. Në një seancë paragjyqësore në një gjykatë ushtarake në Fort Meade, Maryland, ushtari Bradley Manning u vetëdeklarua fajtor për në 10 akuza me peshë më të vogël.

Analisti amerikan i ushtrisë , 25-vjeçar, i cili u arrestua në maj të vitit 2010 në Irak, në total përballet me 22 akuza. Nëse gjykatësi e pranon lutjen Manning, ai do të përballet me 20 vjet burg.

Por prokurorët, kanë mundësi që të vazhdojnë të ndjekin një gjyq ushtarak për akuzat e mbetura, duke përfshirë edhe ndihmën e armikut, e cila ka mundësi të bartë një dënim të përjetshëm. Gjyqi është caktuar të fillojë 3 qershor.
XS
SM
MD
LG