Ndërlidhjet

OKB: Në Iran shkelen të drejtat e njeriut


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Raportuesi Special i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, mbi situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit, ka lëshuar një “version të avancuar të pabotuar” të një raporti që kritikon qeverinë iraniane për mangësitë në respektimin e të drejtave themelore dhe paraqet dështimin që t'u përmbahet ligjeve të bëra vet.

Raporti i publikuar të enjten, vëren se nuk janë respektuar ligjet për zgjedhjet dhe se janë vendosur “kufizime të parëndësishme dhe të paarsyeshme” ndaj qytetarëve iranianë për të kandiduar për president.

Raporti shkruan në lidhje me “arrestimet e vazhdueshme, ndjekjet dhe paraburgimet” e gazetarëve. Gjithashtu, në këtë raport, është përmendur edhe gjendja e mbrojtësve të të drejtave që janë pjesë e keqtrajtimeve, arrestimeve, marrje në pyetje dhe torturave.

Raporti, po ashtu, kritikon përdorimin torturës dhe ekzekutimet në Iran.
XS
SM
MD
LG