Ndërlidhjet

Rodman takohet me Kim Jong Un


Foto e liderit të Koresë së Veriut dhe basketbollistit Denis Rodman
Foto e liderit të Koresë së Veriut dhe basketbollistit Denis Rodman
Dennis Rodman , ish lojtar i NBA-së, ka takuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke duke ju drejtuar këtij të fundit si “mik të jetës”.

Rodman, i cili ka luajtur për ekipin basketbollistik të Detroit Pistons dhe Chicago Bulls, mbërriti në Korenë e Veriut me disa lojtarë nga Globetrotters Harlem për të xhiruar një episod të një filmi që pritet të transmetohet në një televizion amerikan.

Kim, një adhurues i njohur basketbollit, së bashku me Rodman kanë shikuar të enjten një ndeshje basketbolli në mes të Globe Trotters dhe lojtarëve të Koresë së Veriut që përfundoi me një barazim.

Vizita Rodman-it erdhi në kohën e tensioneve mes Phenianit dhe Uashingtonit, pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG