Ndërlidhjet

Karzai kërkon kontroll për të gjitha njësitë policore afgane


Foto Arkiv
Presidenti afgan Hamid Karzai ka kërkuar kontroll të të gjitha grupeve të milicisë afgane të lidhura me forcat e udhëhequra nga SHBA-të, si shkak i ankesave për abuzime nga ana e këtyre njësive.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Karzai urdhëroi një delegacion për të identifikuar grupet që bashkëpunojnë me forcat e huaja jashtë kontrollit të qeverisë afgane.

Ai i ka dhënë koalicionit ndërkombëtar tre muaj për transferimin e kompetencave tek autoritetet në Kabul.

Zëdhënësi presidencial Aimal Faizi thotë se kjo kërkesë e presidentit nuk vlen edhe për njësitë lokale të policisë afgane, të cilat veprojnë nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme. Faizi thotë se Karzai është duke iu referuar "strukturave paralele" të krijuara nga forcat speciale amerikane, CIA, dhe degët e tjera ushtarake.

Afganët janë ankuar ndaj njësive të tilla të cilat, kanë bërë tortura, burgosje të paligjshme, si dhe abuzimet e tjera ndaj tyre.
XS
SM
MD
LG