Ndërlidhjet

Kuvendi me rekomandime për protestën e 10 shkurtit


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një sërë rekomandimesh për ngjarjet që ndërlidhen me protestën e mbajtur më 10 shkurt të vitit 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë kësaj proteste qenë vrarë dy qytetarë, Mon Balaj e Arben Xheladini dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë, kur pjesëtarët e një njësie policore rumune, nën komandën e policisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara qëlluan drejt protestuesve me plumba gome.

Me propozimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi ka miratuar disa rekomandime, duke kërkuar midis tjerash që qeveria e Kosovës të kërkojë nga qeveria e Shqipërisë inicimin e një debati dhe rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta do të kishte për qëllimin nisjen e “një hetimi të veçantë dhe të pavarur të krimeve të kryera nga policia e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007 në Kosovë” dhe heqjen e “imunitetit për zyrtarët civilë dhe policorë të UNMIK-ut në zinxhirin komandues, si dhe njësisë së policisë speciale të dyshuar për kryerje krimesh kundër protestuesve paqësorë më 10 shkurt, 2007”.

Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i ka rekomanduar mes tjerash të kërkojë nga vendet që kanë njohur Kosovën, të inicojnë një hetim të veçantë e të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
XS
SM
MD
LG