Ndërlidhjet

Incident në Pejë - rreth 20 të lënduar


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Rreth 20 të rinj, të cilët ishin pjesmarrës në një koncert humanitar të organizuar në Pejë, janë lënduar sot në një incident, i cili ka ndodhur në palestrën e sportit të këtij qyteti, ku edhe po mbahej koncerti.

Xhevat Ibraj, zyrtar per informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ngjarja ka ndodhur pak para orës 13, pas shembjes së një rrethoje në palestër, me ç’rast të rinjtë kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 12 e 58 minuta, ne jemi njoftuar se aty ka pesrona të lënduar dhe se është thyer një rrethojë në atë palestër sportive, ku është paraparë të mbahet koncerti humanitar. Ekipet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura. Në spitalin rajonal të Pejës janë dërguar personat e lënduar. Aty edhe kemi marrë konfirmimin nga stafi mjekësor se diku rreth 20 persona janë të lënduar dhe njëri nga ta është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Ibraj.

Ai ka theksuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ekipet e hetimeve, sipas tij, janë në vend të ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet për të kuptuar se si ka ardhur deri te incidenti.
XS
SM
MD
LG