Ndërlidhjet

Lukashenka kërcënon me shpërbërjen e qeverisë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, ka kërcënuar me shpërbërjen e qeverisë për shkak të “rezultateve të varfra ekonomike”.

Në një takim me kabinetin, Lukashenka ka thënë se “përsëritja e situatës ekonomike të vitit 2012 në këtë vit, do të çojë në shpërbërjen e menjëhershme të qeverisë”.

Mediat në Bjellorusi thonë se ekonomia në këtë vend është rritur 1.5 për qind më 2012, ndërsa parashikimi i Lukashenkës ka qenë së paku 5 për qind.

Kërcënimi i Lukashenkës ndodh në të njëjtën ditë kur Banka Kombëtare e Bjellorusisë ka ndaluar pranimin e banknotave prej 10 dhe 20 rublash bjelloruse për shkak të inflacionit.
XS
SM
MD
LG