Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Shkup


Shkup - foto arkivi
Shkup - foto arkivi
Disa dhjetëra qytetarë maqedonas kanë protestuar para Qeverisë në Shkup, në shenjë pakënaqësie ndaj emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant i UÇK-së, për ministër të Mbrojtjes.

Ata kanë thënë se është e papranueshme që një koamndant i një “organizate terroriste” të udhëheqë këtë institucion.

Protestuesit kanë demoluar disa makina, ndërsa njoftohet edhe për disa kalimtarë shqiptarë të lënduar.

Policia, me përdorimin e forcës, ka arritur të shpërndajë protestuesit dhe t’i pengojë ata nga hyrja në ndërtesën e qeverisë.

Kundër emërimit të Xhaferit, të premten në Shkup ka protestuar edhe organizata “Dinjiteti”, e cila tubon ish-pjesëtarët e forcave maqedonase, që kanë luftuar në konfliktin e vitit 2001.
XS
SM
MD
LG