Ndërlidhjet

Venezuela mohon raportet për "vdekjen" e Chavezit


Venezuele...
Venezuele...
Zëvendëspresidenti i Venezuelës ka thënë se derisa gjendja e presidentit Hugo Chavez “është serioze” ai është në disponim të mirë dhe i është nënshtruar kimioterapisë.

Zëvendës presidenti Nicolas Maduro, tha se Chavez është duke marrë trajtimet.

Maduro bëri komentet e tij pasi që të premten pasi qëm ori pjesë në lutjen për Chavezin në një kishë afër spitalit.

Maduro hodhi poshtë raportet se Chavez ishte duke vdekur apo tashmë ka vdekur, duke fajësuar grupet opozitare jashtë dhe mediat spanjolle e kolumbiane, se kanë nisur “fushatë kundër stabilitetit të Venezuelës.”

Chavez po përballet me kancerin dhe në muajt e fundit ka kryer një operacion në Kubë, dhe që nga dhjetori nuk është parë në publik.
XS
SM
MD
LG