Ndërlidhjet

Xi Jinping kërkon luftë ndaj korrupsionit


Xi Jinping
Xi Jinping
Presidenti i ardhshëm i Kinës, Xi Jinping iu ka bërë thirrje zyrtarëve që të luftojnë korrupsionin në mënyrë që të sigurojë mbijetesën e Partisë Komuniste.

Në komentet e botuara të dielën, Xi tha se partia nuk do të jetë në gjendje që të shënojë 100 vjetorin e saj, pas tetë vjetësh, nëse anëtarët e saj nuk bëjnë më shumë për të luftuar “mbeturinat dhe marrjen e ryshfetit”.

Xi, i cili u emërua udhëheqës i Partisë Komuniste në muajin nëntor, do të zëvendësojë Hu Jintaon në postin e presidentit të Kinës në fillim të Kongresit Popullor Kombëtar Vjetor, që nis të martën më5 mars.

Partia Komuniste dëshiron të shënojë 100 vjetorin e themelimit, në vitin 2021, një vit para përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Xi-së.

Sigurimi i mbijetesës së partisë është parë si një sfidë kyçe për Xi-në, i cili nis udhëheqjen në kohën kur Kina përballet me protestat në rritje dhe tensionet sociale mbi pabarazinë në rritje dhe korrupsionin.
XS
SM
MD
LG