Ndërlidhjet

Kerry viziton Arabinë Saudite


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të mbajë bisedime të hënën në Arabinë Saudite, si pjesë e vizitës së tij të parë në botën arabe që prej marrjes së detyrës.

Kerry është planifikuar të takohet me udhëheqësit e rajonit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Princin Saud al-Faisal dhe Sekretarin e Përgjithsëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.

Kriza në Siri pritet të jetë në krye të agjendës si dhe konflikti izraelito-palestinez.

Kerry mbërriti në Riad të dielën në mbrëmje, pas një vizite dy-ditore në Egjipt, ku njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Egjiptit ndihmë buxhetore prej 190 milion dollarësh, pas premtimit të presidentit egjiptian Mohamed Morsi se do të ndërmerren reformat e dhembshme ekonomike, të nevojshme për të siguruar një kredi nga FMN.
XS
SM
MD
LG