Ndërlidhjet

Kerry dhe IAEA kërkojnë përparim në bisedimet me Iranin


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA) kanë shtuar presionin ndaj Iranit që të bëjë përparim lidhur me çështjen nukleare.

Në një paraqitje publike gjatë vizitës së tij të hënën në Riad, Kerry tha se “nuk mund që tentimet për një zgjidhje diplomatike për problemin bërthmor të Iranit të mbesin të hapura për kohë të pacaktuar”.

Ai tha se ende ka kohë për rrugdalje nga ngecjet në raport me Iranin “në rast se ata merrën më seriozisht me këtë çështje”.

Në të njejtën kohë, Yukiya Amano, shefi i agjencisë, ka kërkuar nga Irani të mos bëjë prolongime të panevojshme të bisedimeve për programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG