Ndërlidhjet

OKB anulon maratonën në Gazë


Territoret palestineze...
Territoret palestineze...
Një agjenci humanitare e OKB-së ka anuluar një maratonë ndërkombëtare në Gaza, pasi grupi militant Hamas në pushtet refuzoi që të lejojë kandidimin e grave.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNWRA), e cila sponsorizon dhe organizon ngjarjen, njoftoi të martën se ka në plan që ta anulojë maratonën.

Maratona zhvillohet përgjatë tërë brezit bregdetar dhe ishte planifikuar të mbahet më 10 prill.

Ajo do të shënonte maratonën e tretë ndërkombëtare në Gazë.

Zyrtarët e UNWRA-së thanë se më shumë se 800 njerëz, pothuaj gjysma e tyre gra, janë regjistruar për të marrë pjesë.

Agjencia tha se ka vendosur ta anulojë ngjarjen pasi zyrtarët e Hamasit këmbëngulën se gratë nuk duhet të marrin pjesë.

Grupi militant Hamas ka vendosurkontroll mbi Gazën që nga viti 2007, kur rrëzoi rivalin palestinez Fatah në betejat e tyre në rrugë.
XS
SM
MD
LG