Ndërlidhjet

Shkarkohet qeveria moldave


Moldavi..
Moldavi..
Parlamenti moldav e ka shkarkuar qeverinë pro-perëndimore të vendit të udhëhequr nga kryeministri Vlad Filat.

Mocioni i mosbesimit u propozua nga Partia Komuniste e opozitës pas akuzave për korrupsion në qeveri.

Presidenti Nikolae Timofti duhet të propoozojë tash një kryeministër të ri, i cili do të bëjë tri përpjekje për të formuar kabinetin e ri brenda 45 ditëve.

Nëse nuk ia del, presidenti do ta shkarkojë parlamentin dhe do të vendosë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG