Ndërlidhjet

Kërkohet dorëheqja e kreut të Tribunalit të Hagës


Tribunali i Hagës...
Tribunali i Hagës...
Të mbijetuarat e gjenocidit të Srebrenicës, të mbledhura në Shoqatën “Nënat e enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës” i kanë nisur një letër të hapur presidentit të Tribunalit të Hagës Theodor Meron, duke kërkuar nga ai dorëheqjen, për shkak të lirimit të ish gjeneralit të Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Në letër thuhet se ato kanë zbuluar se presidenti ka pranuar në zyrën e tij Perishiqiin disa orë para se ai të lirohej.

Këtë veprim ato e shohin si të papranueshëm dhe shumë ofendues.

Tribunali i Hagës me 28 shkurt ka hedhur poshtë dënimin me 27 vjet burgim të ish-shefit të shtatmadhorëisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Gjykatësi Theodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Perishiq akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në vitet 1990.

Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perishiq ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës.

Gjykimi i Perishiqit ka nisur në tetor të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG