Ndërlidhjet

Kirby: SHBA nuk dëshiron një "Republika Sërpska" në Kosovë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
SHBA nuk e dëshiron një “Republikë Sërpska” në Kosovë, pasi që kjo nuk ka treguar sukses as në Bosnje, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

Në një vizitë të tij në Novi Pazarë, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes e sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njfton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim.

“Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, thotë ambasadori amerikan.

Kirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatëgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt.
XS
SM
MD
LG