Ndërlidhjet

Arrestohet sulmuesi i drejtorit të Bolshoit


Drejtori i Teatrit të Baletit Bolshoi, Sergi Filin, pas sulmit
Drejtori i Teatrit të Baletit Bolshoi, Sergi Filin, pas sulmit
Autoritetet ruse thonë se policia ka arrestuar autorin e dyshuar për kryerjen e një sulmi me acid ndaj drejtorit artistik të Teatrit të Baletit Bolshoi, Sergi Filin. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se Yury Zarutsky është personi i dyshuar për kryerjen e këtij veprimi.

Gjithashtu është arrestuar edhe balerini i Bolshoit, Pavel Dmitrichenko, shtëpia e të cilit u kontrolluan të martën.

Ministria tha se një shofer i dyshuar për pjesëmarrje në krim u arrestua herët të martën, pa zbuluar emrin e tij.

Në janar të këtij viti, një sulmues i maskuar hodhi acid në fytyrën Filin-it, jashtë apartamentit të tij në Moskë.

Filin, kaloi rreth dy javë në një spital të Moskës ku u trajtua për djegiet në fytyrë dhe pati një sërë operacinesh në sy. Më pas, ai u zhvendos në Gjermani për mjekim të mëtejshëm.
XS
SM
MD
LG