Ndërlidhjet

Aeroplanët sirian bombardojnë qytetin verior


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Aeroplanët ushtarak sirian, kanë bombarduar Raqqa-n, një ditë pasi luftëtarët e opozitës morën kontrollin e qytetit verior dhe kanë kapur guvernatorin e kësaj province.

Një zyrtar i qeverisë siriane në Damask tha për AP se, ushtria siriane ka sulmuar "grupimet terroriste" në Raqqa, duke shkaktuar shumë viktima.

Kryengritësit vazhduan të betejën me trupat qeveritare në Raqqa, duke luftuar për të shtypur rezistencën e mbetur në qytetin e 500 mijë banorëve që gjendet në brigjet e lumit Eufrat.

Ministria e Brendshme e Irakut tha se trupat kufitare të këtij shteti kanë shprehur shqetësim për përpjekjet nga një grup i armatosur sirian që të kalojë nga Siria në provincën Anbar.

Në Uashington, gjenerali James Mattis, kreu i ushtrisë së SHBA-së, ka hedhur dyshime mbi armatosjen e Komandës Qendrore të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG