Ndërlidhjet

SHBA: Akuzohet pakistanezo-amerikani për bashkëpunim në sulm


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një gjykatë në Portland, në shtetin perëndimor amerikan të Oregonit, ka akuzuar një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze për ndihmën e dhënë ndaj një sulmuesi vetëvrasës që kreu një sulm në Pakistan në vitin 2009, ku u vranë 30 vetë dhe plagosën 300 të tjerë.

Të martën, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se 48 vjeçari Reaz Qadir Khan, mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse ai shpallet fajtor për akuzat për "bashkëpunim kriminal për të siguruar mbështetje materiale për terroristët".

Sipas prokurorëve, Khan ka ndihmuar një individ me emrin Ali Jaleel i cili vdiq gjatë pjesëmarrjes në një sulm vetëvrasës me bombë në Zyrën Qendrore të Pakistanit për Shërbimet e Inteligjencës në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore më 27 maj 2009.

Khan u arrestua në shtëpinë e tij në Portland të martën.
XS
SM
MD
LG