Ndërlidhjet

BE gjobit Microsoft-in


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka gjobitur Microsoftin me 561 milionë euro për shkeljen e kushteve të një marrëveshjeje antitrusti.

Ekzekutivi i BE-së tha se gjiganti kompjuterik amerikan ka shkelur kushtet e një marrëveshjeje të 2009-ës, kur në mes të maj të vitti 2011 dhe korrikut 2012 dështoi të ofrojë përdoruesve të Windows-it zgjedhjen e shfletuesve të internetit(browser).

Si rezultat, 15 milionë përdoruesit e Windows-it në BE kanë pasur mundësi të përdorin vetëm programin Internet Explorer.

Zyrtarët e BE-së thanë se kjo është hera e parë që BE sanksionon një kompani se ka dështuar të përmbushë një marrëveshje.

Microsoft ka cituar një "gabim teknik" për dështimin.

Deri tash BE e ka dënuar Microsofti-in me 2.2 miliardë euro në tri raste të tjera që kishin të bënin me softuerët e kompanisë.
XS
SM
MD
LG