Ndërlidhjet

MZ: Shqiptarët kushtëzojnë daljen në zgjedhje


Ilustrim
Ilustrim
Iniciativa Qytetare, një nga partitë shqiptare në Mal të Zi, ka kërkuar sot që deri në datën e zgjedhjeve presidenciale më 7 prill, të caktohet data e për referendum për zonën e Malësisë, e cila tash gjendet nën kompetencat e komunës së Podgoricës.

Në letrën drejtuar kryetarit të shtetit, të Kuvendit dhe të Qeverisë, Filip Vujanoviqit, Ranko Krivokapiqit dhe Milo Gjukanoviqit, Iniciativa Qytetare ka paralajmëruar mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve po që se deri atëherë nuk caktohet data për referendum.

Partia shqiptare kërkon që Malësia, me seli në Tuz, të marrë statusin e komunës së pavarur.

Podgorica, si kryeqytet i Malit të Zi, ka nën kompetencë edhe një tjetër komunë, Golubovcin, që gjithashtu synon të pavarësohet.
XS
SM
MD
LG