Ndërlidhjet

Hague: Automjete të blinduara për guerilët sirianë


William Hague
William Hague
Sekretari i Jashtëm i Britanisë William Hague tha se Britania do të sigurojë automjete të blinduara guerilëve sirianë që po luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Hague tha se ndihma ushtarake “jovdekjeprurëse" në vlerë prej 20 milionë dolalrësh ishte një “përgjigje e domosdoshme, proporcionale dhe e ligjshme” në një gjendje të vuajtjeveve “ekstreme” humanitare.

Britania iu ka ofruar tashmë forcave opozitare pajisje të tilla si gjeneratorë të energjisë dhe pajisje komunikimi në vlerë prej më shumë se 14.2 milionë dollarësh.

OKB thotë se që nga nisja e konfliktit dy vjet më parë, kanë vdekur mbi 70 mijë njerëz, derisa një milion kanë ikur nga vendi i tyre në shtetet fqinje.
XS
SM
MD
LG