Ndërlidhjet

Lartësitë Golan: Rrëmbehen 30 paqeruajtës të OKB-së


Lartësitë Golan, foto nga arkivi
Lartësitë Golan, foto nga arkivi
Kombet e Bashkuara thanë se rreth 20 paqeruajtës të OKB-së janë arrestuar nga luftëtarë të armatosur në Lartësitë Golan në kufirin midis Sirisë dhe Izraelit.

Një zëdhënës i OKB-së Eduardo del Buey tha se grupi është arrestuar të mërkurën nga rreth 30 persona të armatosur dhe se OKB ka dërguar një ekip për të zgjidhur situatën.

Konfirmimi erdhi pas një video e postuar në YouTube, ku pretendohej se kryengritësit sirianë kishin marrë konvojin e OKB-së.

Në video, një njeri i ri që pretendon të jetë nga “Dëshmorët e Yarmoukut” thotë se konvoji nuk do të lirohet derisa forcat siriane të qeverisë të tërhiqen nga një fshat në këtë zonë.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan nga Siria në një luftë të vitit 1967.

Trupat siriane nuk janë të lejuara në zonën ndarëse dhe aty patrullojnë paqeruajtësit e OKB-së.
XS
SM
MD
LG