Ndërlidhjet

Google: FBI po monitoron rrjetin


Ilustrim
Ilustrim
Google tha se FBI është duke monitoruar rrjetin për aktivitete potenciale terroriste, njofton AFP.

Por, kompania nuk tha se sa i gjerë është survejimi.

Si pjesë e Raportit Google Transparency, gjigandi i internetit këtë javë lëshoi të dhëna mbi të ashtuquajturat letrat e Sigurisë Kombëtare - Kërkesat zyrtare për të dhëna sipas Aktit Patriot, të miratuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Por, Google tha se është lejuar të publikojë vetëm një numër të gjerë shifrash për shembull në vitet 2009-2012, ka marrë mes zeros deri në 999 kërkesa.

Kërkesat kanë prekur mes 1000 dhe 1999 llogari, përveç në vitin 2010 kur janë prekur 2 mijë deri në 2 mijë e 999 llogari.
XS
SM
MD
LG