Ndërlidhjet

AFP: SHBA pret lidhje pozitive me Venezuelën


Venezuelë...
Venezuelë...
Shtetet e Bashkuara shpresojnë të krijojnë lidhje më të mira me Venezuelën pasi që trazirat politike të shkaktuara me vdekjen e presidentit Hugo Chavez të mbarojnë, citon AFP një zyrtar të lartë të administratës së Obamës, që ka dashur të mbetet anonim.

Kjo, sipas tij do të marrë kohë.

“Të gjithë ne e dimë se fushata zgjedhore nuk mund të jetë gjithmonë koha më e mirë për të gjetur terren të ri për politikën", iu ka thënë zyrtari i lartë amerikan gazetarëve në një konferencë.

“Ne vazhdojmë ta dëshirojmë atë marrëdhënie pozitive ... por, e dimë se ajo mund të marrë pak kohë para se Qeveria e Venezuelës, që del nga zgjedhjet të jetë e gatshme për bisedime”, është shprehur ai.

Hugo Chavez ka vdekur të martën pas një beteje dyvjeçare me kancerin.

Ai ka qenë një kritik i ashpër i SHBA-së.
XS
SM
MD
LG