Ndërlidhjet

SHBA: Kalon ligji që shmang mbylljen e qeverisë


Ilustrim
Ilustrim
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar ligjin, i cili parandalon mbylljen e qeverisë më 27 mars.

Ligji, i cili ka kalaur me 267 vota për dhe 151 kundër në dhomën e kontrolluar nga republikanët, do të financojë operacionet federale deri në muajin shtator.

Ai do të zbusë ndikimin e shkurtimeve të shpenzimeve në Departamentin e Mbrojtjes, duke zhvendosur disa miliarda dollarë në operacione të caktuara ushtarake.

Por, ligji lë në vend shkurtimet automatike – 5 për qind në agjencitë e brendshme dhe 7.8 për qind në buxhetin e Pentagonit – të cilat janë urdhëruar nga presidenti Barack Obama të premten e kaluar, pas disa muajsh mosmarrëveshjesh me republikanët.

Masa tani duhet të miratohet edhe në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
XS
SM
MD
LG