Ndërlidhjet

Katër të vdekur nga stuhia në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Së paku katër persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës, e cila ka goditur bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat lokale.

Erërat me fuqi uragani kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, rreth 250,000 shtëpi kanë mbetur pa rrymë.

Disa shkolla janë mbyllur dhe qindra fluturime janë anuluar.

Në shtetin e Virxhinias është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërkohë që meteorologët parashohin reshje dëbore deri të shtunën.
XS
SM
MD
LG