Ndërlidhjet

Gorbachev kritikon Putinin


Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se ligjet e fundit, të miratuara në Rusi, janë “sulm mbi të drejtat e qytetarëve”.

Në një intervistë për BBC-në në Moskë, Gorbachev ka thënë se është “habitur” me numrin e ligjeve kontroverse, të cilat kanë kaluar që nga rikthimi i presidentit Vladimir Putin në Kremlin.

Në intervistën e publikuar sot, Gorbachev i bën thirrje Putinit “të mos ketë frikë nga populli i tij”.

Ai po ashtu ka thënë se rrethi i brendshëm i Putinit është i mbushur me “zyrtarë hajdutë dhe të korruptuar”.

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, Rusia do të vazhdojë të ecë si një copë akulli në Oqeanin Arktik”, ka thënë Gorbachev.
XS
SM
MD
LG