Ndërlidhjet

Tunizia paraqet qeverinë e re


I nominuari për kryeministër të Tunizisë, Ali Larayedh
I nominuari për kryeministër të Tunizisë, Ali Larayedh
Në Tunizi pritet të bëhet publike përbërja e një qeverie të re, e cila do bëjë përpjekje t’i japë fund krizës së fundit politike të këtij shteti afrikano-verior.

Kryeministri i emëruar Ali Larayedh, i partisë islamiste Ennahda tha se pajtimi për kabinetin është arritur pas “negociatave maratonike”.

Dy parti sekulare kanë vendosur që të mos marrin pjesë në qeverinë e re.

Skena politike në Tunizi është në krizë që nga vrasja e liderit opozitar në muajin shkurt, Chokri Belaid, i cili ishte një kritik i qeverisë islamike.

Vrasja çoi në dorëheqjen e kabinetit qeveritar dhe në protesta masive.
XS
SM
MD
LG