Ndërlidhjet

Park: Situatë e rëndë me Korenë Veriore


Presidentja e Korese Jugore, Park Geun-hye
Presidentja e Korese Jugore, Park Geun-hye
Presidentja e Koresë Jugore, Park Geun Hye e ka përshkruar si tejet të rëndë situatën pas kërcënimeve të Koresë Veriore për sulm bërthamor paralajmërues si dhe për anulimin e traktatit të paqes mes dy vendeve.

Ajo ka thënë se Koreja Veriore po e kërcënon atë Jugore me provë bërthamore dhe me zhvillimin e raketave më rreze të gjatë veprimi.

“Koreja Veriore nuk duhet që t’i vështirësojë edhe më shumë raportet ndërkoreane duke e shfuqizuar marrëveshjen në mes të dy Koreve dhe ata duhet që të kuptojnë qartë se nuk mund të bëjnë agjë përmes provokimeve dhe kërcënimeve”, u shpreh ajo.

Komentet e saj vijnë pasi që Koreja e Veriut njoftoi se anulon paktin e mos-sulmimit të saj dhe linjën emergjente telefonike me Korenë e Jugut.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut si përgjigje ndaj provës së saj të tretë bërthamore, të kryer më 12 shkurt.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ndaj Koresë së Veriut për të penguar “provokimet e saj”.
XS
SM
MD
LG