Ndërlidhjet

Drecun: Nuk ka ndryshim qëndrimi ndaj Kosovës


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Kryetari i Këshillit për Kosovë në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë sot se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Serbisë në lidhje me Kosovën.

Kjo, sipas tij, do të ketë mundësi të ndodhë, vetëm atëherë kur të arrihet ndonjë zgjidhje e definuar në platformën dhe rezolutën serbe për Kosovën.

“ Në platformën të cilën e ka nxjerr qeveria, ofrohet pikpamja jonë për zgjidhje të problemit të Kosovës. Kështu që në rast se arrithet një marrëveshje me Prishtinën, të vlejnë kushtetuta dhe ligjet tona edhe në Kosovë”, ka thënë Drecun, transmetojnë mediat serbe.

“Nuk shoh mundësi për ndarje të Kosovës dhe as njohjen e saj nga Serbia”, ka shtuar Drecun.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kreyministrit të Serbisë, Ivica Daçiq ku thotë se për 10 vjetë është gënjyer se Kosova është serbe, Drecun ka thënë se nuk mund të lexojë mendimet e kryeministrit dhe se ai mund t’i komentojë vetëm dokumentet që janë relevante për të si deputet dhe si kryetar i këshillit.

Drecun ka thënë se Serbia është duke kërkuar një model sa më ideal për krijimin e një trupi të përbashkët të katër komunave serbe në veri të Kosovës. Ai ka thënë se modeli më i mirë do të jetë ai që i mbanë serbët në ato vise dhe i cili ofron një mbështetje të përgjithshme për nacionalitetin serb.
XS
SM
MD
LG