Ndërlidhjet

Dhëndrri i bin Laden-it shpallet i pafajshëm


Foto e Sulaiman Abu Ghaith
Foto e Sulaiman Abu Ghaith
Dhëndrri i liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden-it është shpallur i pafajshëm për komplot të amerikanëve. Në një seancë të mbajtur në një gjykatë të Nju Jorkut, Sulaiman Abu Ghaith është shpallur i pa fajshëm për akuzat e ngritura.

Zyrtarë amerikan kanë njoftuar për arrestimin e Ghaith-it të enjten, i cili ishte zëdhënës i Al-Kaedas pas sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2011.

Ai është shpallur i pafajshëm që në seancën e parë dëgjimore të premtën në Nju Jork, për akuzat për krijimin e konspiracioneve për vrasjen e qytetarëve të SHBA-ve.

Prokurorët thanë se në evidencën e provave kundër Ghaith posedojnë të dhëna në forma audio edhe video. Ghaith është arrestuar në Jordani dhe është dërguar në Nju Jork pas një qëndrimi në Turqi.
XS
SM
MD
LG