Ndërlidhjet

Fitch-i degradon Italinë


Agjencia e vlerësimit Fitch
Agjencia e vlerësimit Fitch
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch ka ulur vlerësimin për Italinë, për shkak të pasigurive politike që kanë shkaktuar zgjedhjet parlamentare.

Fitch ka degraduar këtë vend nga niveli “A-“ në “BBB+”, duke përmendur si arsye “rezultatet jopërfundimtare” të zgjedhjeve të 24 dhe 25 shkurtit.

Agjencia ka thënë se “duket i pamundur formimi i një qeverie të qëndrushme në javët e ardhshme”.

Fitch po ashtu ka parashikuar se ekonomia e Italisë - e cila është njëra nga dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës dhe që është goditur rëndë nga recesioni - do të tkurret për 1.8 për qind në këtë vit.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Itali nuk kanë treguar se ndonjë parti apo koalicion mund të formojë qeverinë.

Koalicioni i qendrës së djathtë ka fituar Dhomën e Ulët, por jo edhe kontrollin e Senatit.
XS
SM
MD
LG