Ndërlidhjet

Konfirmohen 21 dënime me vdekje në Egjipt


Pamje nga trazirat në Port Said
Pamje nga trazirat në Port Said
Drejtësia në Egjipt ka konfirmuar dënimet me vdekje kundër 21 personave, për rolin e tyre në trazirat vdekjeprurëse, që kanë ndodhur vitin e kaluar në një stadium futbolli.

Gjykata në Kajro ka dënuar me vdekje edhe pesë të pandehur të tjerë, nga 54 të akuzuarit, ndërkohë që të tjerët kanë marrë dënime më të lehta ose janë liruar.

Trazirat kanë ndodhur në shkurt të vitit 2012 në qytetin Port Said.

Njëzetenjë dënimet me vdekje janë kumtuar fillimisht në muajin janar. Shpallja e tyre ka shkaktuar rebelime të reja në Port Said, në të cilat kanë humbur jetën rreth 40 njerëz.
XS
SM
MD
LG