Ndërlidhjet

Sulm pranë xhamisë në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Shpërthimi i një bombe ka vrarë të paktën katër persona në një xhami sunite, në Peshauar të Pakistanit.

Autoritetet policore thonë se mbi 20 njerëz të tjerë janë plagosur. Sipas tyre, shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të mesditës në xhami.

Peshauari ka qenë shpesh skenë e sulmeve militante në muajt e fundit.

Qyteti është i rrethuuar me rajone fisnore, ku thuhet se militantët talibanë dhe të Al Kaidës kanë strehët e tyre.
XS
SM
MD
LG