Ndërlidhjet

Në Lahore digjen shtëpi të të krishterëve


Pakistan
Pakistan
Një turmë prej rreth 3,000 protestuesish myslimanë ka djegur mbi 50 shtëpi të të krishterëve në Lahore të Pakistanit.

Zyrtari i policisë, Multan Khan, ka thënë se protestuesit kanë qenë të zemëruar me disa komente nënçmuese kundër Profetit Muhammad.

Po sipas tij, policia ka vendosur në paraburgim një punonjës të krishterë sanitar, pasi disa nga shokët e tij myslimanë e kanë fajësuar atë për komente blasfemike.

Blasfemia është krim serioz në Pakistan dhe mund të dënohet më ndëshkim kapital.

Pakicat fetare të Pakistanit kanë bërë thirrje për shfuqizimin e ligjeve të blasfemisë, duke thënë se ato përdoren për t’i persekutuar ata.
XS
SM
MD
LG