Ndërlidhjet

Hagel do të takojë Karzain


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet të takojë sot në Kabul presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Bisedimet ndodhin një ditë pasi një sulmues taliban ka hedhur veten në erë pranë Ministrisë afgane të Mbrojtjes, duke vrarë nëntë civilë.

Talibanët kanë thënë se sulmi ka qenë mesazh për Hagelin se militantët vazhdojnë të mbesin forcë.

Hagel ka thënë se ka dëgjuar shpërthimin dhe e ka përshkruar Afganistanin si “zonë lufte”.

“Nuk isha i sigurt se çfarë është. Isha në një konferencë. Por, jemi në një zonë lufte dhe nuk duhet të befasohemi kur shpërthen një bombë”, ka thënë Hagel.

Në një tjetër incident të shtunën, në lindje të qytetit Khost, kanë humbur jetën tetë fëmijë dhe një zyrtar i policisë, po ashtu nga një sulm vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG